Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se nëse armëpushimi i përkrahur nga SHBA-ja dhe OKB-ja nuk ka progres, duhet të fajësohet Hamasi, raporton BBC.
Blinkeni ka përsëritur thirrjet që Hamasi të pranojë planin e prezantuar nga presidenti Joe Biden para 11 ditësh.
Ai ka thënë se përgjegjësia bie “te një djalë” “që është duke u fshehur dhjetë pashë nën tokën e Gazës”, duke iu referuar liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Blinkeni ka shtuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka “riafirmuar angazhimet e tij” për propozimin kur kanë mbajtur bisedimet në Jerusalem të hënën.
Netanyahu publikisht nuk e ka përkrahur atë që ka thënë Bideni as nëse përputhet me propozimin izraelit, mbi të cilin ishte mbështetur deklarata e presidentit amerikan.
Blinkeni ka shpresuar që të ketë shenja nga Hamasi për rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që përkrah qëndrimet e Bidenit.