Spanja ka shënuar dy gola brenda tetë minutash për rezultatin 4-1 Gjeorgjisë për të siguruar çerekfinalen në Euro 2024, shkruan Reporteri.net.

Golin e tretë për spanjollët e ka shënuar sulmuesi Niko Williams në minutën e 75-të i cili ‘bomardoi’ portën me një supergoditje, shkruan Reporteri.net.

Ky gol erdhi pas dominimit thuajse total të Spanjës.

Reklamë

Pas tetë minutash spanjollët shënuan për 4-1 përmes Olmos në minutën e 83-të.

Kujtojmë që golat tjerë për spanjollët i shënuan: Ruiz dhe Rodri.

Në çerekfinale Spanja do të takohet me Gjermaninë. /Reporteri.net/.

Reklamë