Portugalia arriti një kualifikim dramatik përballë Sllovenisë vetëm falë penalltive, duke shkuar kështu në çerekfinale.
Në këtë fazë, Ronaldo me shokë do të përballen me Francën, në një finale tjetër të parakohshme pas asaj mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Kjo sfidë do të luhet më 5 korrik, në orën 21:00, në Hamburg.
Hera e fundit që këto dy skuadra janë përplasur në një kampionat Europian ishte në EURO 2020, e cila përfundoi në barazim 2-2, ndërsa “Gjelat” ende duan hakmarrjen për finalen e vitit 2016, kur Portugalia mundi pikërisht në Francë ekipin e Deschamps me rezultatin 1-0.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.