Filharmonia e Kosovës është në përgatitjet finale të koncertit përmbyllës të sezonit 2023/2024, të quajtur “Koncert për Paqe”.
Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, teksa do të jetë përkujtim për dy përvjetorë të rëndësishëm: 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe 248-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Madje e veçanta e kësaj mbrëmje muzikore do të jetë edhe prezenca e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, bashkë me Korin e Filharmonisë së Kosovës.
“Jemi të nderuar që në mesin tonë, bashkë me 200 muzikantë, në skenë do të ngjitet edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Shkëlqesia e tij Jeffrey M. Hovenier”, ka njoftuar Filharmonia e Kosovës.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti Baki Jashari, ndërsa në rolin e solistëve do të prezantohen Adelina Paloja (soprano), Liridon Sadriu (tenor) dhe Safet Berisha (bariton).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.