×
  • Sport
  • EURO 2024

    Sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe

    Reporteri
    14 Korrik 2024 | 9:30

    Pas një muaji spektakël e emocione të shumta, sonte përfundon Kampionati Evropian.

    Në finalen e madhe do të përballen dy nga kombëtaret më të fuqishme, Spanja dhe Anglia, të cilat do të kërkojnë trofeun më të madh Evropian.

    Kjo ndeshje zhvillohet në ”Olympiastadion” në Berlin, e cila nis nga ora 21:00.

    Gjatë rrugëtimit deri në finale, pas kalimit të grupit ku për kundërshtar e kishin Shqipërinë, Kroacinë e Italinë, Spanja në 1/8 e finales e eliminoi Gjeorgjinë, në çerekfinale Gjermaninë, ndërsa në gjysëmfinale e mposhti Francën.

    Në anën tjetër Anglia eliminoi Sllovakinë, Zvicrën dhe Holandën.

    “Furia e Kuqe” e ka fituar tre herë Kampionatin Evropian dhe do të kërkojë trofeun e katërt në histori, ndërsa ”Tre Luanët” nuk e kanë fituar asnjëherë Kampionatin Evropian, derisa suksesin më të madh e kishin në vitin 2020, ku u mposhtën në finale nga Italia në vitin 2020, pikërisht në vendin e tyre, në stadiumin ”Wemblew”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!