Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë antropologen amerikane Janet Reineck dhe grupin me të cilin ajo po zhvillon një tur rreth Kosovës përmes iniciativës “Kosova Ethno-Tour”, përcjell Reporteri.net.
Sipas kumtesës nga qeveria, grupi do të qëndrojë për dy javë në vend, deri më datën 5 gusht.
“Gjatë kësaj periudhe do të vizitojnë peisazhe e pasuritë tona natyrore, përjetojnë kulturat tona ushqimore si dhe disa prej festivaleve që organizohen në lokacione të ndryshme gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.
Kryeministri e falënderoi antropologen për kontributin që ajo po jep për shpërndarjen e njohurive në njohjen e vlerave kulturore e natyrore të vendit tonë dhe ardhjen e turistëve përmes programit të saj.
“Ai i uroi grupit qëndrim të mbarë e të këndshëm në Kosovë, duke shprehur dëshirën që ta njohin sa më shumë vendin tonë”, thuhet në fund të kumtesës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.