×
  • Sport
  • Sport / Zyrtare

    Ilir Daja largohet përfundimisht nga Ballkani

    Reporteri
    02 Shtator 2024 | 13:21

    Kampioni i Kosovës, Ballkani ka ndarë zyrtarisht rrugët me trajnerin e deritashëm, Ilir Daja.

    Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi therandas, ku përmes një postimi, bëhet e ditur se Daja ka konsideruar se “tashmë nuk ka më shumë çfarë të japë për klubin”.

    Tutje, klubi ka bërë të ditur se do ta bëjë zgjidhjen e duhur për ta gjetur pasuesin e tij, duke shtuar se objektivat do të mbeten të njëjta, të cilat janë trofetë.

    Ndryshe, Daja fitoi plot 6 trofe në periudhën prej 2 vite e gjysmë me Ballkanin, përfshirë këtu 3 tituj kampioni, dy superkupa dhe një kupë.

    Njoftimi i plotë:

    Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.

    Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.

    FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.

    Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!