Christine Powter, 72 vjeç, nuk dinte shumë për kancerin kur u diagnostikua me të në vitin 2017.
Pasi kaloi nëpër kimioterapi, asaj iu dha një prognozë e tmerrshme, por pastaj një provë klinike ndryshoi gjithçka për të, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.
Në fillim 72 vjeçarja kishte menduar se ishte helmuar nga ushqimi i një restoranti që e kishte vizituar, por me kalimin e ditëve ajo pa se gjendja e saj nuk po përmirësohej.
Ajo shkoi te doktori për t’u kontrolluar pasi kuptoi që diçka vërtetë nuk po shkonte mirë.
Pas një javë i dolën analizat dhe doktori i dha lajmin e tmerrshëm, duke i thënë se ajo kishte kancer në zorrë, dhe ai veçse ishte përhapur dhe se ishte në fazën e 4-të, por pavarësisht kësaj ajo filloi menjëherë kimioterapinë.
Christine iu nënshtrua edhe një imunoterapie dhe drita jeshile për të u ndez, për shumë pak javë ajo filloi të merrte veten, dhe kështu pas shumë muajsh ajo filloi edhe të ec e vetme.
Po këtë terapi ajo vazhdon ta përdor edhe sot.
/Reporteri.net/

