×
  • Extra
  • Extra

    8 frutat që kanë më shumë proteina

    Reporteri
    06 Shtator 2023 | 18:33

    Proteina luan rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe në ndërtimin e muskujve. Mishi dhe produktet e qumështit nuk janë i vetmi burim i proteinave.

    Nutricistja Amy Fox ka përpiluar një listë me frutat që kanë përmbajtje të lartë të proteinave, ka shkruar “RealSimple”:

    Avokado

    Një avokado përmban 2.7 gramë proteinë. Njihet gjithashtu se përmban fibra që kontribuojnë mirë në shëndetin e organeve tretëse

    Jackfruit

    Fruti aziatik, Jackfruit me 2.8 gramë proteinë është frut tropikal që i përngjan disi mishit të pulës dhe atij të derrit në shije. Kjo gjë e bën Jacfrutin të mirë për zëvendësimin e mishit.

    Guava

    Guava përmban 4.2 gramë proteina dhe 5 gramë sheqer natyral që do të thotë se është mjaft i mirë për ndonjë sallatë ekzotike.

    Manaferrat

    Manaferrat kanë 2 gramë proteina dhe kanë shumë fibra gjithashtu gjë që i bën t’i bashkëngjiten avokados me veti shumë të mira për organet tretëse.

    Kajsia

    Kajsia ka 2.2 gramë proteinë, shumë vlera ushqyese, antioksidantë, kalium dhe beta-karroten.

    Grejpfruti

    Grejpruti me 2.4 gramë proteina hyn në familjen e citroneve që përmbajnë shumë vitaminë C, dhe gjithashtu edhe shumë vlera të tjera ushqyese.

    Domatja

    Domatja me 1.5 gramë proteinë është gjithashtu frut që përmban shumë vitaminë C dhe vjen në disa variante.

    Kivi

    Kivi ka 1.9 gramë proteinë. Është frut që stabilizon tretjen dhe ka shumë antioksidantë. Por kivi përmban më shumë sheqer e karbohidrate sesa frutat tjera tropikale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!