×
  • Extra
  • Extra

    Amerikë, gjykata ‘mbron gishtin e mesëm’

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 19:06

    Kur bie fjala për gishtin e mesëm, policia amerikane mund të ketë nevojë për më shumë durim.


    Një Gjykatë Federale e Apelit në Miçigan ka vendosur se një gruaje iu shkelën të drejtat kur iu dha një gjobë për shpejtësi pasi ia tregoi gishtin e mesëm një nëpunësi të Detroitit në vitin 2017.

    Ky vendim nënkupton se një padi nga Debra Cruise-Gulyas mund të vazhdojë.

    Gykata tha se oficeri Taylor Matthew Minard “duhet të kishte vepruar më mirë”, edhe nëse shoferja ishte e pasjellshme.

    Minard ndaloi Cruise-Gulyas dhe i shkroi asaj një gjobë për një shkelje të vogël. Por, kur ndalesa mbaroi, Cruise-Gulyas ngriti gishtin e saj të mesëm. Minard e ktheu atë përsëri dhe ndryshoi gjobën për një vepër penale më serioze të shpejtësisë.

    Cruise-Gulyas ngriti paditi, duke thënë se të drejtat e saj të fjalës së lirë dhe të drejtat e saj kundër konfiskimit të paarsyeshëm ishin shkelur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!