×
  • Extra
  • Extra

    “Ankohen” në Ulqin: Kosovarët frekuentojnë shumë pak plazhet nudo

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 9:03

    Ulqini është një nga destinacionet e preferuara për kosovarët.


    Plazhet e bukura që e karakterizojnë këtë vend, bëjnë që turistët ti tërheqin çdo ditë e më shumë. Por një gjë që, veçon më së shumti Ulqinin janë edhe plazhet nudo, të cilat janë të njohura në gjithë botën.

    Një nga plazhet më të njohura është edhe plazhi i grave, funksionimi i të cilit filloi para 60 vjetësh dhe i cili vizitohet vetëm nga gratë.

    Maja Markovic, një nga pronaret e një hoteli në këtë plazh thotë  për ATV se roje ka çdokund dhe ky plazh është i siguruar vetëm për gratë.

    Por këto plazhe  në Ulqin thonë frekuentohen shumë pak nga kosovarët. Arsyet për këtë janë të ndryshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!