×
  • Extra
  • Extra

    Arrestohet një mësuese pasi e vaksinoi nxënësin e saj me vaksinën antiCOVID

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 10:02

    Një mësuese në një shkollë të New Yorkut pa ndonjë kualifikim në mjekësi është arrestuar me dyshimin se e ka vaksinuar një nxënës me vaksinën anti-COVID.

    Policia ka thënë se Laura Russo ia ka dhënë dozën e vaksinës pavarësisht se nuk kishte autorizim ligjor që ta bënte këtë, ose leje nga prindërit e nxënësit.

    Russo 54-vjeçare, mësuese e biologjisë është kapur natën e Vitit të Ri dhe mund të dënohet me katër vjet burgim.

    17-vjeçari ka deklaruar se ka dashur ta marrë vaksinën.

    Vaksina mund të jetë e rrezikshme nëse jepet gabim. Doktorët dhe punëtorët mjekësor të licensuar duhet ta verifikojnë vaksinën nëse është e duhur apo nëse është pa afat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!