×
  • Extra
  • Extra

    Befasohen turistët kosovarë: Në Durrës dëgjohet Ceca me zë të lartë, ushton e tërë rruga

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 14:13

    Nën tingujt e këngëve të Cecës, po argëtohen pushuesit në plazhin shqiptar, saktësisht në Gjirin e Lalzit.


    Këngëtarja serbe e muzikës turbo-folk, Ceca Razhnjatovic, po dëgjohet në plazhet shqiptare, teksa video nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express.

    Momente kur këngëtarja nacionaliste serbe është dëgjuar në plazhet e Shqipërisë janë regjistruar edhe në të kaluarën. Megjithatë nuk dihet nëse këngët e saja, siç dëgjohet në video, janë lëshuar me kërkesë të ndonjë pushuesi ndërkombëtar apo nga vetë stafi i lokalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!