×
  • Extra
  • Extra

    Bëhet virale videoja ku një indian s’pranon të vaksinohet, ngjitet në pemë

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 10:20

    Për t’iu shmangur vaksinimit kundër koronavirusit, një burrë në Indi u ngjit në pemë. Ai i vuri re ekipet mjekësore që vinin drejt shtëpisë së tij në Puducherry, e më pas vrapoi për t’u ngjitur.

    Ngjarja ka nxitur të qeshura të mëdha në rrjetet sociale, derisa emri i indianit nuk është bërë i ditur.

    Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet skuadra anti-COVID duke tentuar ta bindë burrin që të vaksinohet.

    Nuk dihet nëse kanë arritur ta zbresin poshtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!