×
  • Extra
  • Extra

    Burri që pretendon se krijoi Bitcoinin fiton procesin gjyqësor

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 15:39

    Eksperti i kompjuterëve, Craig Wright, që pretendon se është ideatori dhe shpikësi i kriptovalutës Bitcoin, ka fituar gjyqin kundër kompanisë së ish-partnerit afarist që ka ndërruar jetë, që pretendonte se i ka borxh gjysmën e pasurisë së bitcoin që kap vlerën e mbi 50 miliardë dollarëve.

    Vendimi i gjykatës nënkupton që Wright do të mbajë të gjitha 1,1 milion bitcoin. Kompania David Kleiman, e mikut të tij dhe dikur bashkëpunëtorit që ndërroi jetë në vitin 2013, pretendon që Wright dhe Kleiman së bashku kanë krijuar kriptovalutën e njohur, transmeton Telegrafi.

    Edhe pse Wright ligjërisht nuk obligohet që ta ndajë me dikë pasurinë e bitcoin, gjykata megjithatë vendosi që ai duhet të paguaj 100 milionë dollarë dëmshpërblim për pronën intelektuale të papaguar të W&K Information Defense Research, që Kleiman dhe Wright e kishin themeluar.

    Wright prej vitesh pretendon se është Satoshi Nakamoto, që ishte nofka e ideatorit të kriptovalutës më të popullarizuar në botë – bitcoin.

    Në gjykatë nuk është kërkuar dhe trajtuar çështja e identitetit të vërtetë të Nakamotos, e të dyja palët pretendonin që Wright është apo pjesërisht “përgjegjës” për krijimin e bitcoin. Wright duhet të tregojë qasjen në portofolin digjital prej 1,1 milion bitcoinë që të dëshmojë se është vërtetë Nakamoto

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!