×
  • Extra
  • Extra

    Çahet rruga në Itali, “përpin” makinat

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 18:55

    Dy makina, të cilat ishin të parkuara, në Torpignattara në Romë, përfunduan në një gropë të madhe të hapur në rrugë.


    Për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje. Gropa u hap në një sipërfaqe rreth 20 metra të gjatë dhe rreth 4 metra gjerësi.

    Instituti italian për mbrojtjen e mjedisit bëri të ditur se shkak i shembjes së tokës mund të jenë bërë tunelet nëntokësore, kanalizimet ose guroret e lashta, një labirint, i cili dyshohet se shtrihet me qindra kilometra nën qytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!