×
  • Extra
  • Extra

    Çifti i sapomartuar rrahen e bëhen “llom” mes vete për shpenzimet e dasmës

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 8:31

    Se kujt i takon shpenzimet e dasmës vendosen ta zgjidhin në një formë jo të zakonshme.


    Një rast i rrallë ka ndodhur në Turqi mes një çifti të sapomartuar.

    Ayşenur 23 vjeç dhe Sinan A..24 vjeç, të cilët u martuan në rrethin Marmaris të Muglas kohët e fundit u rrahën në mes të rrugës për shkak të shpenzimeve të dasmës së tyre.

    Siç raportojnë mediat turke çifti së bashku me një mik, ndodheshin në qytetin e Uzunyalı, ku edhe ndodhi rasti.

    Gruaja me këtë rast shkoi në polici dhe e denoncoi burrin e saj.

    Në deklaratën e saj në stacionin e policisë ajo u shpreh se po debatonte me nënën në telefon për shkak të shpenzimeve të dasmës dhe më pas burri i saj e goditi me grusht.

    Të bashkangjitur gjeni pamjet e rastit:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!