×
  • Extra
  • Extra

    Dy vjet Kiribati shpëtoi pa asnjë të prekur me COVID-19, në fluturimin e parë shkuan 36 persona pozitivë

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 9:15

    Për gati dy vjet Kiribati thuajse ishte i paprekur nga virusi. Ishulli në Paqësor, kishte regjistruar vetëm dy raste me COVID-19 në maj të vitit 2021, të dyja ishin një anije që po kthehej në këtë ishull. Por, dy rastet u shëruan në anije, pa zbarkuar në ishull.

    Mirëpo, në fluturimin e parë për gati dy vjet në këtë ishull, u sollën afro 40 raste të reja me koronavirus, shkruajnë mediumet lokale.

    Në aeroplanin që ateroi të premten nga Fixhi ishin 54 pasagjerë, prej tyre 36 testuan pozitivë me koronavirus. Ata u dërguan në karantinë. Para fluturimit të gjithë kishin dalë negativë.

    Po ashtu pozitiv doli edhe një punonjës i karantinës, punonjës që u mor me transportimin e të infektuarve.

    Punonjësi dhe dy kontakte të tij të afërta ishin në karantinë, dhe familja u mbajt e izoluar në shtëpi ndërsa autoritetet po i monitorojnë.

    Ministria e Shëndetësisë e Kiribatit është duke bërë gjurmimin e kontakteve për të gjithë punonjësit.

    Në ishull është vendosur ora policore nga 22:00.

    Kiribati kishte mbyllur kufijtë që nga fundi i marsit të vitit 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!