×
  • Extra
  • Extra

    “E ashtuquajtura Kosovë” – fitorja e Distria Krasniqit “trondit” mediat serbe

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 14:35

    Distria Krasniqi ka ngritur emrin e Kosovës në nivelin më të lartë sportiv.


    Ajo e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”. Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

    Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016.

    Fitorja e Distria Krasniqit është përjetuar me gëzim të madh kudo në shqiptari, teksa atë e kanë uruar liderët shqiptarë, artistë e qytetarë.

    Fitorja e Distria Krasniqit është pasqyruar edhe në mediat serbe.

    Ato në raportime e tyre po i referohen Kosovës si e ashtuquajtura Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!