×
  • Extra
  • Extra

    E harroi prej Alzheimer-it, 56-vjeçari i propozon sërish për martesë gruas së tij

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 16:16

    Peter Marshall, nga Massachusetts, prej tre vitesh është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimer, prej  së cilës kishte harruar dhe se ishte i martuar. Por duke parë skenën e një martese në televizion, 56-vjeçari i kërkoi bashkëshortes së tij 54 vjeçare, Liza, që të martohej me të sërish.


    Ajo pranoi dhe u martohen për herë të dytë pas 16 vitesh nga e martesa e parë.  Me detajet e dasmës u mor vajza e tyre e cila është dhe pronare e një agjencie që merret me organizimin e dasmave.

    Për gazetarët u shpreh se njerku i saj i kishte qëndruar pranë të dyjave në çdo moment dhe nuk mund të mos bënte kaq gjë për të. Para familjarëve dhe miqve, çifti u martua sërish ndërsa ajo që i celebroi është mjekja që ndjek Piter për sëmundjen e tij.

    Ajo u shpreh se çdo gjë ishte një ëndërr dhe nuk e kishte parë asnjëherë më të lumtur se atë ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!