×
  • Extra
  • Extra

    Festa për gjininë e bebit shkaktoi zjarre masive: Çifti përballet me 30 akuza për vepra penale

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 18:19

    Një çift nga Kalifornia Jugore, që në 2020-n organizuan një festë për zbulimin e gjinisë së bebit që shkaktoi zjarre masive në El Dorado, do të gjykohen për 30 akuza për vepra penale, përfshirë edhe vrasje nga pakujdesia.

    CNN raporton se një pajisje shpërthyese me tym e vendosur nga çifti në Yucaipa më 5 shtator, për të zbuluar gjininë e bebit, shkaktoi zjarrin që dogji më shumë se 22,000 hektarë në dy qarqe, tha prokurori i qarkut San Bernardino, Jason Anderson, në një konferencë për shtyp.

    Një zjarrfikës u vra teksa po luftonte me flakët dhe dy të tjerë u plagosën, sipas Anderson. Zjarri shkatërroi disa shtëpi dhe dogji më shumë se 22,000 hektarë. Autoritetet përcaktuan se shkaku i zjarrit ishte një “pajisje piroteknike që gjeneronte tym”.

    Çifti u deklaruan të pafajshëm në gjykimin e të martës, deri në seancën e radhës të planifikuar në shtator.

    “Ju padyshim që keni të bëni me jetë të humbura, keni të bëni me jetë të plagosur dhe keni të bëni me banesa të njerëzve që janë djegur dhe tokë që është shkatërruar. Kjo përfshin shumë, jo vetëm emocione, por edhe dëme, të dyja financiarisht dhe psikologjikisht,” tha prokurori.

    Ata akuzohen për vrasje të pavullnetshme, akuza për shkaktim të zjarrit nga pakujdesia, akuza për shkatërrim të pronës etj., në një total prej 30 akuzash, nga 34 dëshmi të marra brenda katër ditëve.

    Zjarri “pati një ndikim të jashtëzakonshëm në komunitetin e San Bernardino”, tha Anderson, duke shtuar se të paktën gjashtë agjenci “u përfshinë në frenimin, shuarjen dhe hetimin” e zjarrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!