×
  • Extra
  • Extra

    Flet mërgimtari që postoi foton i rrethuar me para: Punoj në një firmë për ngarkim shkarkim të materialeve, kisha mbi 5 mijë euro në foto

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 10:48

    Mërgimtari që dje postoi një foto ku shihej në shtrat me një grumbull parash, ka folur rreth këtij postimi të tij.


    Ai ka thënë se atë foto e ka publikuar në Instagram, por nuk ka qenë përgjigje për Valon Sylën.

    “Unë punoj për një firmë të ngarkim shkarkim të materialeve, për momentin jam në punë.

    Unë e nxjerra në story dhe mediat e kanë marrë se unë nuk i jam përgjigjë askuj, ishte një story e hedhur për shoqërinë tim. Nuk i kam numëruar, kanë qenë 5 mijë e diçka.

    Thjesht disa para ishin, si çdo mërgimtar që i kursen disa para. Isha në një hotel afër aeroportit dhe bëra një pushi aty. E bëra foton dhe e hodha story duke e ngacmuar shokun tim që erdhi në pushime.

    Çdo mërgimtar ndihet keq nga deklaratat, por fotoja nuk ishte direkt për Valon Sylën”, u shpreh ai në ATV.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!