Kinezët po e rindërtojnë Titanikun origjinal, do të përdorët për atraksion turistik

Një kopje e anijes më të famshme në botë – Titanik – është duke u ndërtuar aktualisht në provincën kineze të Sichuan.


Kopja është duke u ndërtuar për një park zbavitës.

Projekti jo vetëm që gllabëron një shumë të madhe parash, por edhe mijëra e mijëra tonë çelik.

Në prill të vitit 1912, anija e pasagjerëve RMS Titanic përplasi një ajsberg dhe u mbyt në det.

Mbetjet kanë qenë të shtrira në fund të oqeanit në një thellësi prej gati 4,000 metrash për më shumë se njëqind vjet. Magjepsja për anijen mbetet e pandërprerë.

Një kopje masive e anijes detare të mbytur aktualisht është duke u ndërtuar në provincën kineze të Sichuan, në jug-perëndim të vendit.

Puna e parë filloi në 2016 – fotografitë aktuale nga kantieri i ndërtimit tregojnë se sa larg është mega projekti.

Kopja do të jetë saktësisht e njëjtë me madhësinë origjinale: 269,06 metra e gjatë dhe 28,19 metra e gjerë.

Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, rreth 23,000 tonë çelik do të kërkohen për ndërtimin.

Projekti gjithashtu pritet të kushtojë rreth një miliard juan – ekuivalenti i pothuajse 127 milionë euro.

Do të jetë pjesa qendrore e një parku tematik të quajtur Romandisea.

Anija duhet të ofrojë të njëjtat pajisje luksoze si modeli i saj – duke përfshirë sallat e banketeve, teatrot, platformat e shikimit dhe një pishinë.

Sapo anija të jetë gati, të ftuarit do të jenë në gjendje të kalojnë natën në të. Sidoqoftë, ende nuk ka pasur një datë të hapjes.