×
  • Extra
  • Extra

    Kjo është vlera e një medalje ari në Lojërat Olimpike

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 17:35

    Lojërat Olimpike janë një kompeticion madhor ku sportistët luftojnë për prestigj pasi mbajnë veshur simbolet e kombëtareve të tyre.


    Por të gjithë jemi kurioz të dijmë vlerën e një medalje ari, apo të bronztë dhe të argjendtë.

    Para disa kohësh, presidenti i komitetit olimpik italian bëri një deklaratë interesante duke thënë: ‘’Medaljet do të jenë një lloj kredie për sportistët, që në pamundësi të garimit u gjendën pa të ardhura’’, dhe vërtetë ashtu është.

    Një medalje e artë ka vlerë 180 mijë euro, 20% më shumë se një medalje e artë në Lojërat Olimpike të Rio 2016, shkruan panoramasport.

    Një medalje e argjendtë vlen sa gjysma e një medalje ari, pra 90 mijë euro, ndërsa një medalje bronzi kushton 60 mijë euro.

    Shifër e madhe kjo, por që në fund mbetet si prestigj pasi sportistët marrin dhe shpërblime të tjera nga federatat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!