×
  • Extra
  • Extra

    Qeveria e Kosovës “nuk pranon” ankesa nga qytetarët

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 13:39

    Në institucionet e vendit ekzistojnë kuti që janë të vendosura që qytetarët të kenë mundësi për të bërë ankesat e tyre.


    Një e tillë është edhe në objektin e qeverisë. Por siç duket nuk është krejtësisht funksionale.

    Një qytetar ka dërguar një foto në redaksinë e Reporterit ku tregon se ajo është jo funksionale, pasi aty nuk mund të vendoset ankesat që duan të bëjnë qytetarët.

    Qytetari ka treguar për Reporterin se ka shkuar në qeveri për të bërë një ankesë, por kur e ka vendosur letrën e ka parë se kutia ishte jashtë funksionit, pasi letra i ka rënë poshtë.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!