Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot ka lindur një vajzë.


Bashkëshorti i ministres, Alban Krasniqi, ka publikuar fotografinë e foshnjës, ku bën të ditur se e kanë pagëzuar me emrin Andrra, shkruan Reporteri.net.

Haxhiu lindjen e kreu në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Reklamë

Drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka bërë të ditur se lindja është kryer me prerje cezariane dhe për këtë arsye ministrja Haxhiu do vazhdojë të qëndrojë në spital.

Ai ka thënë se gjendja e nënës dhe foshnjës është e mirë.

Albulena Haxhiu ka edhe dy djem, Malin dhe Tomorin.

Postimi i plotë i bashkëshortit të Albulena Haxhiut:

/Reporteri.net

Reklamë