×
  • Extra
  • Extra

    Me një biletë gërvishëse prej 100 dollarëve, 62 vjeçari amerikan i fitoi 50 mijë dollarë

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 16:25

    Një burrë nga Maryland, i cili fitoi 100 dollarë nga një biletë lotarie, vendosi të riinvestojë disa nga fitimet e tij në një biletë tjetër që e bëri atë të fitojë plot 50,000 dollarë.

    Wilford Brown, 62 vjeç, nga Calvert County, u tha zyrtarëve të Lotarisë Maryland se ai ka luajtur vetëm lojëra lotarie që nga viti i kaluar dhe ai fitoi qysh me fillim 5 mijë dollarë, përcjellë Reporteri.net.

    Brown tha se ai ishte me fat këtë muaj kur një biletë gërvishtëse prej 20 dollarëve i dha atij një çmim prej 100 dollarëve.

    Lojtari tha se ai vendosi të provonte periudhën e tij të fundit të fatit dhe kaloi disa nga fitimet e tij në një biletë gërvishtëse, dhe ishte pikërisht kjo tiketë që e bëri atë të fitoj 50 mijë dollarë.

    Brown tha se ai do të vazhdojë të punojë si piktor dhe planifikon që përfundimisht të ndajë fitimet e tij në lotari me nipërit e mbesat e tij.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!