Teksa i moshuari po i tregonte për dramën, i rrëfeu se nuk kishte frikë për veten por se donte që të mbronte banesën e tij nga flakët, pikërisht në këtë moment, i moshuari nisi që të qante, e po ashtu edhe gazetarja nuk i mbajti dot lotët.
Evlampia Revi, gazetarja e OPEN, nuk ka mundur që t’i mbajë lotët gjatë një interviste që po i bënte një të moshuari, banues në ishullin e Evias.
Teksa i moshuari po i tregonte për dramën, i rrëfeu se nuk kishte frikë për veten por se donte që të mbronte banesën e tij nga flakët. Pikërisht në këtë moment, i moshuari nisi që të qante, e po ashtu edhe gazetarja nuk i mbajti dot lotët.
Gazetarja: Pse nuk largohesh? Ju keni probleme me frymëmarrjen. Çfarë do të bësh këtu?
I moshuari: Unë do të shkoj në Athinë nesër. Unë nuk kam frikë për veten time, kam frikë për shtëpinë time.
Videoja është bërë virale në mediat greke dhe jo vetëm duke i prekur të gjithë me tragjedinë që ka pushtuar vendin fqinjë.