×
  • Extra
  • Extra

    Ndërtesa e dytë më e lartë në botë po bëhet gati

    Reporteri
    28 Maj 2021 | 16:31

    Një firmë skoceze arkitekturore ka prezantuar planin për të ndërtuar rrokaqiellin e dytë më të lartë në botë, në Rusi.


    Ndërtesa e quajtur Lakhta II pritet të ketë një lartësi prej 703 metrash, ndërsa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, ka një lartësi prej 828 metrash. Për momentin, ndërtesa e dytë më e lartë në botë është Kulla e Shangait, me 632 metra lartësi.

    Qendra Lakhta II do të ngrihet në periferi të Shën Petërsburgut pranë Qendrës së parë Lakhta, e cila është ndërtesa më e lartë në Evropë (462 metra), në të cilën gjendet dhe selia e kompanisë energjetike Gazprom.

    Qiellgërvishtësi Lakhta II do të ketë hapësira për zyra, hapësira akomodimi, relaksimi, si dhe mbi 150 kate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!