×
  • Extra
  • Extra

    Ndryshe nga Kosova, në Holandë bëhet thirrje që të vozitet më shpejt!

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 23:53

    Shpejtësia në rrugën kryesore është e kufizuar në 100 km/orë, por shoferët duket se e injorojnë këtë dhe shpesh ngasin 50-60 km/orë.


    Ju e dini se si është me rregullat dhe fushatat e trafikut – ata që janë përgjegjës për sigurinë në trafik janë gjithmonë në kërkim për të përshtatur shpejtësinë me kushtet dhe kufizimet e rrugës dhe për të ngadalësuar.

    Por në Holandë kanë probleme të ndryshme, kështu që do të fillojnë një fushatë për të mbajtur shoferët në një rrugë – më shpejt!

    Fushata ka të bëjë me rrugën kryesore N34, e cila kalon krahinën Drenthe, në verilindje të vendit, ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/orë, por shoferët duket se e injorojnë dhe shpesh ngasin 50-60 km/orë.

    Problemi lind pasi ndryshimet midis kufizimeve dhe shoferëve që ngasin nën kufizime dhe atyre që ngasin vetëm 50 km/orë janë shumë të mëdha dhe shpesh çojnë në frenim dhe parakalim të rrezikshëm.

    Për të zgjidhur këto probleme do të ishte më e lehtë të ulet kufiri i shpejtësisë në 80 km/orë, por qeveria e kundërshton pasi shpejtësia më e ulët nuk korrespondon me llojin e rrugës, prandaj do të fillojë një fushatë në rrjetet sociale dhe do të shpërndahen broshura për të inkurajuar shoferët të jenë më të shpejtë.

    Policia do të jetë më e pranishme gjatë rrugës, kështu që besohet se e gjithë kjo do të ndihmojë shoferët të shpejtojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!