×
  • Extra
  • Extra

    Në Ksamil lëshohet muzikë serbe, serbët hedhin valle

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 9:40

    Gjatë disa sezoneve të fundit, një numër i madh i turistëve serbë kanë vendosur të zgjedhin Shqipërinë për pushime, në vend të Malit të Zi ose Greqisë.


    Destinacioni i tyre i preferuar edhe këtë verë është jugu i Shqipërisë, ku ata thonë se ndihen shumë mirë.

    Skena, e cila deri para disa vitesh të gjithë do të supozonin se po ndodhte në Greqi, në të vërtetë ndodhi kohët e fundit në një kafene në Ksamil.

    Aty u lëshua muzikë serbe, derisa turistët nga Serbia u mblodhën për të hedhur vallen e tyre tradicionale.

    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!