×
  • Extra
  • Extra

    Në të 20-at apo në të 30-at; Kur është koha ideale për të mbetur shtatzënë

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 20:33

    Të vendosësh nëse je dhe kur je gati të bëhesh prind mund të jetë sfiduese. Mund të duket sikur asnjë kohë nuk është koha e duhur e saktë derisa të ndodhë.


    Ndërsa përgjigjja në fund të fundit është e ndryshme për të gjithë, me sa duket ekziston një moshë që një studim ka gjetur se është koha më e mirë për tu bërë prindër

    Sipas The Wall Street Journal, ekziston një kohë ideale në jetën tuaj për të mbetur shtatzënë dhe kjo është deri në moshën 32 vjeç. Ky studim shpjegoi se koha më pjellore në jetën e një gruaje ishte para moshës 32 vjeç. Mbetja shtatzënë para kësaj moshe e bën atë kohën më të suksesshme. Studimet e mbledhura nga Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve arritën në përfundimin se 32 vjeç është mosha kur pjelloria fillon të bie.

    Ky numër nuk është domosdoshmërish i vërtetë bazuar në moshën që gratë mbesin shtatzënë ditët e sotme. Në vitin 2016, për herë të parë në histori, CDC raportoi se më shumë gra amerikane ishin duke mbetur shtatzënë në të 30-at e tyre se në të 20-at.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!