Një nënë ka habitur të gjithë me madhësinë e foshnjës së saj në sallën e operimit.


Erika Weber tha se asaj iu desh ta vishte foshnjën me rroba të atyre tremuajshe kur lindi rreth gjashtë muaj më parë.

Nëna e dy fëmijëve bërinjë video në TikTok pasi një grua i kërkoi asaj ta shihte foshnjën gjigante. Në videon që ajo postoi me 7.4 milionë shikime, Erika thotë: “Kur hyra në javën e 37-të, djali im po peshonte rreth pesë kilogramë kështu që mjeku vendosi të hyja në operim”.

Reklamë

“Unë përfundova lindjen dhe djali im peshonte rreth gjashtë kilogramë”, tha ajo.

Tani që djali i saj është rreth gjashtë muajsh, ai vishet me rroba që janë të përshtatshme për fëmijë të vegjël prej një viti e gjysmë.