×
  • Extra
  • Extra

    Një grua gjen 18 gjarpërinj nën shtratin e saj

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 22:50

    Një grua nga Georgia ka mbetur e shokuar pasi ka gjetur plot 18 gjarpërinjë.


    Trish Wilcher tha se ajo ishte në dhomën e saj të gjumit në shtëpinë e familjes së saj në Augusta kur vuri re diçka në dysheme, përcjellë Reporteri.net.

    “Para se të shkoja për të fjetur, unë pashë atë që mendoja se ishte një copë e prishur e dyshemes, por kur u afrova pashë se diçka po lëvizte”, tha Wilcher për WJBF-TV.

    Wilcher dhe burri i saj, Max, së shpejti zbuluan se aty ishte një gjarpër të madh dhe kishte 16 gjarpërinj të vegjël të tjerë nën shtrat, së bashku me nënën e tyre.

    “Mbas kësaj mund të kem nevojë për një kardiolog,” shkroi ajo në faqen e mediave sociale.

    Max Wilcher përdori një mjet të veçantë për të kapur çdo gjarpër dhe i vendosi në një thes të cilët i hodhi në një përrua.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!