Pasditën e kësaj të diele një lopë është parë duke kullotur tek rrethrrotullimi që lidh Rrugën B dhe C në kryeqytet.


Klan Kosova ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes teksa nuk dihet nëse kjo lopë ka penguar zhvillimin e komunikacionit në këtë pjesë të Prishtinës.

Reklamë

Nuk është hera e parë që lopët dalin për të “shëtitur” në këtë pjesë tejet të frekuentuar të kryeqytetit.