×
  • Extra
  • Extra

    Pamje qesharake: Burri frikësohet aq shumë nga vaksina, sa që ende pa u vaksinuar fillon të bërtet se i dhemb krahu

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 18:29

    Të bërit vaksina është një eksperiencë e sikletshme dhe e frikshme njëkohësisht. Shumë njerëz, stepen të ndërmarrin një hap të tillë nga frika që kanë. Mirëpo, për të frenuar pandeminë e COVID-19 po kërkohet që qytetarët të vaksinohet.


    Një i ri, ka vendosur të aplikojë një vaksinë anti-covid, por njëkohësisht ka tepër frikë.

    “Daily Mail” ka publikuar pamjet, ku shihet një infermiere teksa përgatit procedurat, për të vaksinuar në krah burrin, por ky i fundit, edhe pa u ngulur shiringa, nis e të bërtasë.

    Ndërkohë të gjithë të pranishmit që po prisnin për t’u vaksinuar s’mund t’i mbanin dot të qeshurat.

    Pas shumë përpjekjesh, burri vendos të bëjë vaksinën, e për këtë ai pranon ovacionet dhe duartrokitjet e të pranishmëve. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!