×
  • Extra
  • Extra

    Prelvukaj për dy kosovarët që vozitën 230 km/h në Shqipëri: Provoni në Serbi kështu

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 14:30

    Genc Prelvukaj ka reaguar pasi që dy kosovarë janë dënuar në Shqipëri sepse po vozitnin me vetura luksoze 230 km në orë, në një rrugë të kufizuar me 80 km.


    Prelvukaj në një shkrim në Facebook ka thënë se dy kosovarët që u raportua se veturat i kishin marrë me qera në Zvicër duhet të dërgohen për kontrollë mjekësore, të shikohet a janë normal.

    “Këta duhet fillimisht të dërgohen në kontrollë mjekësore pastaj nëse rezultojnë normal të hapet proces gjyqësor dhe të zbatohen dënimet maksimale. Dy mije e treqind janë shumë pak. I japin makinës (të cilat i paskan marrë me rent) 230km në orë, në rrugë të kufizuara në 80km. Shpërfillin policinë e Shqipërisë duke ikur dhe mos ndaluar. Rrezikojnë për vdekje njerëz tjerë”, thotë ai.

    “Ironia është që shoferët ishin shqiptarë të Kosovës, rreth të dyzetave, me banim të përhershëm në Zvicër, të cilët i nënshtrohen me perpikmeri rregullave atje. Rruga e tyre për të ardhur bie nga Serbia ose Mali i Zi. Të provojne ti japin makinës atje në kete menyre dhe te ikin nga kontrolli i policisë! Turp i madh. Nderojnë rregullat e shteteve të huaja, ndër ta edhe të shteteve me armiqësi ndaj nesh dhe poshtërojnë uniformën e Shqipërisë dhe Kosovës, shtete prej nga janë me origjinë. Plus rrezikojnë fëmijet, gratë e burrat e gjakut të tyre”, thotë Prelvukaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!