×
  • Extra
  • Extra

    Putini luan hokej me Lukashenkon

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 15:10

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është bërë me një skuadër me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, duke luajtur një ndeshje të hokejit në akull pas bisedimeve në Rusi.

    Putin hyri në akull me fanellën me numër 11 e Lukashenko me atë me numër 1.

    I biri i presidentit bjellorus, Nikolai, po ashtu iu bashkua atyre.

    Ndeshja u luajt në arenën e akullt të shkollës Strelna në afërsi të St. Petersburgut. Disa prej lojtarëve të famshëm të Rusisë në hokej në akull, si Vyacheslav Fetisov, Valeri Kamensky, Alexei Kasatonov, morën pjesë po ashtu në këtë ndeshje.

    Putin shënoi shtatë herë, ndërsa Lukashenko dy herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!