×
  • Extra
  • Extra

    Qyteti me 24 milionë banorë që rrezikon të bëhet i pabanueshëm

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 15:17

    Banorët e Lagos në Nigeri janë mësuar me përmbytjet vjetore që përfshijnë qytetin bregdetar gjatë muajve mars deri në nëntor. Në mes të korrikut, qyteti përjetoi një nga përmbytjet më të këqija në vitet e fundit. Autoritetet kanë parashikuar përmbytje më katastrofike në shtator, zakonisht kulmin e sezonit të shirave.


    Shtëpia e më shumë se 24 milionë njerëzve, mund të bëhet i pabanueshëm deri në fund të këtij shekulli pasi nivelet e detit rriten për shkak të ndryshimit të klimës, sugjerojnë projeksionet shkencore. Problemi përkeqësohet nga sistemet e papërshtatshme të kullimit dhe nga rritja e pakontrolluar urbane, shkruan CNN.

    Lagos është ndërtuar pjesërisht në kontinent dhe një varg ishujsh, gjë që e bën qytetin më të prekshëm nga përmbytjet. Ishulli Victoria, një nga lagjet e qytetit do të mbrohet nga një mur 8 km i gjatë, i bërë nga blloqe betoni.  Por nivelet globale të detit janë parashikuar të rriten më shumë se 2 metra deri në fund të shekullit.

    Kjo e bën Lagosin të pasigurt duke marrë parasysh se një pjesë e vijës bregdetare e Nigerisë është e ulët. Një studim i vitit 2012, tregoi se një rritje e nivelit të detit prej vetëm rreth 1 deri në 3 metra “do të ketë një efekt katastrofik në aktivitetet njerëzore” në mjediset bregdetare nigeriane.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!