Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në një lidhje direkte në emisionin “Gjesi Summer”, ka treguar se çfarë nxënësi ka qenë gjatë shkollimit.
Lladrovci në rubrikën “Memories Summer” të #Gjesi, ka treguar se është rrahur me lagje tjera por edhe në disa raste edhe me të gjithë nxënësit e shkollës.
“Shkolla në klasën e 5-të më kanë dërguar në Deçan, më pas në Mal të Zi në klasën e 6-të. Unë kam qenë një prej nxënësve më të mirë në shkollë, nëse s’kam qenë i pari, i dyti po. Shpeshherë jemi rrahur me lagje tjera, ne 8 Lladrovcët, bile kaniher edhe me krejt shkollën”, u shpreh Lladrovci.