×
  • Extra
  • Extra

    Shoferi po ikte nga ambulanca duke menduar se është policia, Ferrari bëhet “copa”

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 12:23

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Kragujevc të Serbisë.


    Një makinë e tipit Ferrari thuajse është bërë “copa” pas një aksidenti që raportohet se ka ardhur nga shpejtësia e lartë.

    Sipas dëshmitarëve okularë, disa të rinj ndodheshin në makinën me targa të huaja dhe ata po shkonin në drejtim të qytetit me shpejtësi të madhe.

    Në një moment, shoferi humbi kontrollin mbi automjeti dhe vetura u përplas në trotuar.

    Vetura mbeti pothuajse tërësisht e shkatërruar.

    Sipas raportimeve të rinjtë u aksidentuan ngase po iknin nga autoambulanca që dëgjohej pas tyre duke menduar se ishte policia.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!