×
  • Extra
  • Extra

    Shpëtohet një dre që kishte ngecur në një pusetë në Prizren

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 19:13

    Punëtorët e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” në Prizren, gjatë ditës së sotme tek vendburimet ”40 bunarët” kanë hasur në një dre të bllokuar në puset.


    Të njëjtit kanë arritur ta shpëtojnë kafshën e botës së egër dhe e kanë dërguar për trajtim te veterinari.

    Lajmi është bërë publik në Facebook nga drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj.

    “Miku im Bardhi sot më njoftoi që me stafin e Hidroregjionit Jugor kishin arritur të shpëtonin një dre i cili kishte ngelur në një nga pusetat tek 40 bunarët. Menjëherë njoftuam organet kompetente dhe dolëm në vendngjarje me ç’rast drerin dorzuam tek Shoqata e Gjahtarëve “Sharri”, të cilët morën përsipër mjekimin e tij deri nesër ku më pas mjekët veterinar do të rekomandojnë për të e lëshuar në natyrë apo jo!”, ka shkruar Muçaj në Facebook duke bashkangjitur edhe fotot e drerit të bllokuar.

    Shoqata të ndryshme dhe dashamirë të natyrës kohëve të fundit në vende të ndryshme të Kosovës kanë hasur kafshë të rralla që pasurojnë pyjet e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!