Apple ka prezantuar modelin më të ri dhe shumë të pritur të iPhone-it, i cili do të jetë i disponueshëm në pesë ngjyra: lejla, blu mjegulle, e zezë, e bardhë dhe jeshile e lehtë (sage), raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Telefoni i ri ka një ekran me frekuencë të lartë rifreskimi për një lëvizje më të butë gjatë skrollimit, një procesor të ri A19, një mbrojtje prej qeramike (ceramic shield) për të reduktuar gërvishtjet dhe një shtresë shtatëfish anti-reflektuese që ul shkëlqimin (ndriçimin e tepërt).
Ekrani është 6.3 inç, pak më i madh se ai i modelit të mëparshëm prej 6.1 inçësh.
Menaxherja e produktit për iPhone, Megan Nash, tha se kamera e re e iPhone-it “ka katër herë më shumë rezolucion krahasuar me iPhone 16.”
“Kamera kryesore ofron një rezolucion mbresëlënës prej 48 megapikselësh… dhe për fotot e përditshme, rezolucioni standard prej 24 megapikselësh ofron ekuilibrin e përsosur,” tha Nash.
Ata që bëjnë selfie nuk do të kenë më nevojë të rrotullojnë telefonin për të bërë foto në format horizontal me kamerën e përparme, falë një sensori të ri me formë katrore që ofron katër kompozime të ndryshme.