Bitcoin ka arritur në një rekord të ri, duke kapur vlerën e 106 mijë dollarëve, përpara se të binte në rreth 105 mijë dollarë në tregun e Azisë të hënën.
Administrata e ardhshme e Trumpit shihet si shumë më miqësore ndaj kriptomonedhave sesa Shtëpia e Bardhë e Bidenit, shkruan BBC.
Të enjten, presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump përsëriti se po konsideron krijimin e një stoku kombëtar të monedhës digjitale, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës të vendit.
Në fillim të këtij muaji, Trump emëroi sipërmarrësin e Silicon Valley, David Sacks, si “carin” e tij të inteligjencës artificiale (AI) dhe kriptomonedhës.
Sacks, një ish-ekzekutiv i PayPal, është edhe mik i ngushtë i Elon Musk.