Kompania e njohur, “Virgin Galactic” e cila menaxhohet nga Richard Brnason është lejuar të rifillojë fluturimet në hapësirë.


Këtë e ka konfirmuar edhe Administrata Federale e Aviacionit në SHBA, ku thuhet se kompanisë në fjalë i është lejuar përsëri fluturimin në hapësirë, përcjellë Reporteri.net

FAA thotë se Virgin Galactic “ka bërë ndryshimet e kërkuara” në operacionet e saj dhe tani mund të kthehet në fluturim.

Reklamë

Fluturakja do të ketë një dalje më shumë këtë vit, të organizuar për Forcat Ajrore
italiane.

Misioni i Richard më 11 korrik ishte ende pjesë e programit të testimit të automjetit.

Aty u pa biznesmeni duke hipur me raketën e tij në një lartësi prej 86 km (53 milje) mbi shkretëtirën e New Mexico – një lartësi që konsiderohet të jetë “në hapësirë” nga qeveria amerikane.