Po bëhen disa orë që kur Facebook, Instagram dhe Whatsap, aplikacione këto në pronësi të Mark Zuckerbeg janë jashtë funksionit.
Madje drejtuesit e kompanisë Facebook edhe njoftimin për përdoruesit e aplikacioneve të tyre e bënë në rrjetin tjetër social, rivalin e tyre Twitter.
Duke se kjo gjendje po e kënaq Twitter-in.
Ata janë tallur keq me telashet e Facebook-ut.
“Përshëndetje literalisht të gjithëve”, kanë shkruar nga Twitter, duke aluduar se të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale aktualisht janë në Twitter.
hello literally everyone
— Twitter (@Twitter) October 4, 2021
Kjo është një prej ditëve më këqija të kompanisë Facebook, pasi që që nga momenti i rënies llogaritet se kjo kompani ka rënë edhe në bursë. Aksionet e Facebook, llogaritet se sot kanë rënë rreth 6 për qind.