Rrjeti i satelitëve të internetit, Starlink, tani është i çasshëm edhe mbi territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Starlink.

“Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët i Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë!”, thuhet në njoftim.

Reklamë

Shtrirja e tij e gjen Kosovën ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që përfiton nga ky shërbim.

Postimi më pas është shpërndarë edhe nga i pari i kompanisë SpaceX, Elon Musk.

Reklamë