Aplikacioni FaceApp, i cili këto ditë ka pushuar botën, ka fituar një milion dollarë në vetëm dhjetë ditë, transmeton Reporteri.net.


Të ardhurat, sipas Forbes, u bënë përkundër paralajmërimeve nga politikanët amerikanë dhe apelet e tyre për qytetarët që të mos përdorin këtë aplikacion të prodhuar në Rusi.

Aplikacioni, i cili përdor inteligjencën artificiale (AI) të dizajnuar nga kompania ruse Wireless Lab, është përhapur pothuajse si virus javën e kaluar pas gati tre vjet ekzistencë, raporton Russia Today.

Reklamë

Senatori amerikan Chuck Schumer kërkoi që të hapet një hetim ndaj aplikacionit FaceApp.

Në një dokument të publikuar në Twitter, Schumer e konsideron shumë shqetësues faktin se, “të dhënat personale të qytetarëve amerikane po përfundojnë në duart e një fuqie të huaj armike”.

Të dhënat e kompanisë treguan se aplikacioni fitoi një milion dollarë nga data 9 deri më 19 korrik. Aplikacioni është shkarkuar 6.5 milionë herë.

Kujtojmë se sikurse në tërë botën ky aplikacion u shkarkua shumë edhe në Kosovë./Reporteri.net

 

Reklamë