Ylli i You Tube dhe i rrjeteve tjera sociale, Vitaly Zdorovetskiy, me ekipin e tij nga “One Life Rally” ka arritur në Prishtinë me super vetura sportive.


Me të mbërritur, Vitaly ka mashtruar fansat e tij në Prishtinë, të cilët dëshironin të bënin foto me të, duke u bërë kinse po alivanoset.

Fansat e tij të shqetësuar, në videon e postuar nga ai, shihen teksa e lagin me ujë atë për ta këndellur, duke menduar se ai vërtet është alivanosur, por pas pak çastesh, ai u zgjua duke iu treguar se është veç një mashtrim që e përdori duke e postuar në Instagram.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vitaly (@vitalythegoat)

Vitaly njihet për videot e tij në YouTube, ku poston shumë rrengje.