×
  • Extra
  • Extra

    Tri ilaçet kundër Covid që priten të ndryshojnë rrjedhën e pandemisë

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 16:47

    Tri ilaçe kundër Covid me potencial për të “ndryshuar rrjedhën” e pandemisë, do të autorizohen për prodhim masiv dhe përdorim në BE deri në tetor, sipas një plani të Komisionit Evropian.


    Stella Kyriakides, komisioneria për shëndetin, tha se një veprim i tillë do të zvogëlojë shtrimin në spital dhe do të trajtojë ndikimin afatgjatë të Covid.

    Tri ilaçet e përzgjedhura për t’u investuar, të cilat do të zgjidhen nga një listë e gjatë prej 57 kandidatësh të hartuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, do të prodhohen tërësisht brenda vendeve anëtare të BE.

    90 milionë € kanë qenë në dispozicion për provat klinike dhe 40 milionë € do t’u jepen prodhuesve për të rritur prodhimin. Shpresohet që dy ilaçe të tjerë terapeutikë mund të shtohen në listën e këtyre tre barnave deri në fund të vitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!